Sot ka hyrë në fuqi ligji për turizmin detar dhe heqjen e TVSH së jahteve. Ndaj Ministri Blendi Klosi, e ka cilësuar si një ditë shumë të rëndësishme, pasi do t'i japë një shtysë të re turizmit dhe ekonomisë. Sipas tij do të ngrihen edhe shkolla profesionale për të rritur cilësinë e shërbimit në këtë sektor.
Këto deklarata, Ministri i tha gjatë takimit me task-forcën për turizmin, ku bëri dhe apel për ruajtjen e masave dhe zbatimin e protokolleve për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar protokolli i masave anticovid-19 për sezonin turistik. Çadrat dhe ndenjëset e pushuesve duhet vendosen rreth 7 metra nga bregu i detit, lumit apo liqenit, ndërsa hapësira nga çadra në çadër nuk duhet të jetë më e vogël se 3.5 metër. 1 dush me ujë të ëmbël ku të ketë sapun dhe xhel higjienizues duhet të jetë në dispozicion të pushuesve për çdo 100 çadra. Krevatet e plazhit duhet të dezinfektohen në mënyrë periodike.
Të qarta janë rregullat edhe për baret e restorantet. Personeli i shërbimit duhet të jetë i pajisur me maska dhe doreza të higjienizuara gjatë të gjithë periudhës së shërbimit.
Klan Plus
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/